Llojet e durimit

February 17, 2016

Durimi klasifikohet në tre lloje:

1. Durimi në përmbushjen e obligimeve dhe dispozitave fetare.
2. Durimi ndaj asaj që është e ndaluar në fenë e Allahut.
3. Durimi ndaj fatkeqësive të dhimbshme.

Kështu i ka klasifikuar tre llojet e durimit, shkëlqesia e tij, Es Seadi (Allahu e mëshiroftë!), i cili, veç të tjerash, ka thënë: “Durimi klasifikohet në tre lloje: durimi në përmbushjen e obligimeve fetare, e sidomos kur bëhet fjalë për ato të cilat janë të rënda e të vështira. Pra, muslimani i durueshëm i kryen ato ashtu siç duhet.

Tjetra është durimi ndaj asaj që ka ndaluar Allahu, e sidomos kur behet fjalë për ato gjëra të cilat nefsi (shpirti) i dëshiron më së shumti.

Pra, muslimani i durueshëm i largohet të ndaluarave, për hir të Zotit. Dhe lloji i tretë është durimi ndaj fatkeqësive të dhimbshme, e sidomos kur ato fatkeqësi janë tepër të rënda (sipas durimit do jetë edhe shpërblimi).

Pra, të mos rebelohet ndaj Zotit, por të tregojë vetëpërmbajtje, se ndoshta mbas kësaj ai e fiton Mëshirën e Allahut…”

“Tejsiru El Latif El Menan khulasatu – Tefsir el Kuran” f. 477

Dosje:

Loading...