Pyetja e nëntë nga fetvaja me nr. 8946.
Pyetje: A e ndryshon lutja kadanë (përcaktimin)?
Përgjigje: Allahu i Madhëruar e ka ligjësuar lutjen dhe ka urdhëruar për të duke thënë: “Zoti juaj ka thënë: M’u lutni Mua, Unë ju përgjigjem.” |El-Gafir: 60|
Dhe ka thënë: “Kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet.” |El-Bekare: 186|
Nëse robi vepron shkaqet legjitime dhe lutet, kjo është prej Kadasë. Pra, kthimi i Kadasë (ndodh po) me Kada nëse Allahu e dëshiron një gjë të tillë. Transmetohet në një hadith autentik se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Me të vërtetë robi privohet nga furnizimi për shkak të ndonjë mëkati që ka vepruar. Kadanë nuk e kthen (gjë tjetër) veçse lutja dhe jetën nuk e shton veçse devotshmëria.” E transmeton Ahmedi dhe teksti është i tij 5/277 dhe 280, 282, Tirmidhiu 4/448 dhe Ibën Maxhe 1/350.
Allahu është Dhuruesi i suksesit!
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva:
Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Zv/kryetar: Abdurrazak Afifi
Anëtarë: Abdullah bin Gudejan dhe Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Allahu
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali