Pyetja e parë nga fetvaja me nr. 9610.
Pyetje: Një person e beson fjalën se; “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” E fal namazin në të pesta kohët por ai lut diçka (dikë) tjetër bashkë me Allahun e Lartësuar. Nëse vdes në këtë gjendje, a e ke detyrë të marrësh pjesë në funeralin e tij?
Përgjigje: Lutja është prej llojeve të adhurimit. Nëse diçka prej saj i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut kjo konsiderohet shirk i madh që të nxjerr prej fesë islame. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai që pos Allahut adhuron zot tjetër duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë që nuk ka shpëtim për mohuesit.” |El-Mu’minun: 117|
Dhe thotë: “Përveç Allahut mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi e as dëm. Nëse do ta bëje këtë atëherë do të ishe vërtet keqbërës.” |Junus: 106| Pra do të ishe prej mushrikëve.
Nga kjo u bë e qartë se nuk të lejohet që t’ia falësh namazin e xhenazes atij që bën diçka të tillë (lut dikë tjetër bashkë me Allahun), dhe as të marrësh pjesë në funeralin e tij nëse nuk është penduar prej atij veprimi.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva:
Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Zv/kryetar: Abdurrazak Afifi
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve