Lutja pas abdesit

January 2, 2016

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Fjala e Profetit ﷺ: Pastaj thotë (pas abdesit): “Esh’hedu en la ilahe il-lAllah ue enne Muhameden abdullahi ue rasuluhu” vecse i hapen atij të tetë dyert e xhenetit dhe futet nga cila derë që të dojë.”

Domethënia se “hapen te tetë dyert e xhenet” është se atij lehtësohen kryerja e veprave që të fusin në secilën derë.

Pra, atij i lehtësohet namazi, agjërimi, dhënia e lëmoshës, xhihadi etj., prej veprave të mira.

Në këtë hadith ka argument se dyert e xhenetit janë tetë. Ndersa dyert e zjarrit janë shtatë, sepse mëshira e Allahut ia ka kaluar zemërimit të Tij.

Prandaj dhe dyert e mëshirës së Tij janë më të shumta sesa dyert e dënimit të Tij.

Et-Taliku ala Sahihi Muslim vell. 2

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje: ,

Loading...