Lutja për largimin e shqetësimit dhe shlyerjen e borxhit

(Lexuesi i librit) Shënon Ebu Daudi (1555) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha Ebu Umames: “A të të mësoj një fjalë që nëse e thua Allahu i Lartësuar do t’a largojë shqetësimin (pikëllimin) tënd?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë!) thotë se ai ka qenë Ebu Umameh el-Bahilij (radijAllahu anhu). Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) hyri në xhami ndërsa ai (Ebu Umameh) po qëndronte i ulur. Ai i tha: Çfarë të ka shtyrë të qëndrosh këtu (në xhami në këtë orë)?” Tha: Shqetësimet dhe borxhet më kanë vënë poshtë o i Dërguar i Allahut. Prandaj po qëndronte në xhami. Atëherë Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tregoi për një lutje që t’a thonte dhe kështu Allahu do i jepte rrugëdalje (do i’a largonte shqetësimet) dhe do i shlyente borxhet. Ebu Umameh tha se me të vërtetë ndodhi ajo me të cilën e njoftoi i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

(Lexuesi i librit) Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha Ebu Umames: “A të të mësoj një fjalë që nëse e thua Allahu Lartësuar do t’a largojë shqetësimin (pikëllimin) tënd dhe do t’a shlyej borxhin? Kur të gdhihesh dhe ngrysesh thuaj: Allahumme inni eudhu bike minel-hemmi uel-hazen, ue eudhu bike minel-axhzi uel-kesel, ue eudhu bike minel-xhubni uel-bukhli, ue eudhu bike min galebeti ed-dejn ue kahrir-rrixhal”. Tha: E thashë këtë lutje dhe kështu Allahu i Lartësuar ma largoi shqetësimin dhe ma shlyeu borxhin.[1]

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë!) thotë: Kjo nuk është e veçantë për Ebu Umamen, por është e përgjithshme për çdokënd që përjeton të njëjtën situatë në të cilën ishte Ebu Umameh (radijAllahu anhu).

 

Marrë nga libri: “Sherh Muhtesar Zad el-mead” (75) i imam Muhamed bin AbdulUehab (Allahu e mëshiroftë!).

Përktheu: Unejs Sheme

————————————-

[1] Sh.p. Hadithin e ka konsideruar të dobët (daif) shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sunenu Ebi Daud”, ndërsa shejh Shuajb Arnauti (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Zinxhiri i tij është i dobët (daif). “Sunenu Ebi Daud” vëll. 2.