Lutjuni Allahut t’iu bëjë të qëndrueshëm

Lutjuni Allahut t’iu bëjë të qëndrueshëm!

Shejhu i Islamit Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Njeriu mund të jetë nga njerëzit e zgjuar, njeri i mprehtë, por Zoti e verbon atë për gjërat më të thjeshta. Por mund të jetë edhe nga njerëzit më të paditur dhe më i dobëti në mprehtësi. Allahu këtë të dytin e udhëzon në të vërtetën për të cilën ata bien në kundërshtim me lejen e Tij, sepse nuk ka ndryshim gjendje e as fuqi përveç se me Allahun. Ai i cili i mbështetet mprehtësisë, mendjes dhe njohurive të tij, ka për t’u poshtëruar dhe për t’u zhgënjyer. Prandaj gjejmë në hadithet autentike se Profeti (paqja qoftë mbi të) shpeshherë i lutej Zotit të tij: “O Rrotullues i zemrave, bëje të qëndrueshme zemrën time në fenë Tënde!”

Burimi: “Deru tearud El akl ue nakl” (9/34).