Me çfarë blihet jeta e përhershme

June 2, 2022

Me çfarë blihet jeta e përhershme?

Ai që hedh shikimin nga dynjaja vëren se ka qenë një kohë shumë e gjatë para se ajo të ekzistonte. Kur e mendon largimin, përsëri e vëren diçka të tillë dhe bindet se qëndrimi në varre është akoma më i gjatë. Kur e mendon ditën e gjykimit vë re se ajo zgjat pesëdhjetë mijë vite, dhe kur mendon xhenetin dhe zjarrin kupton se ato nuk kanë fund.
Nëse i rikthehet edhe një herë preceptimit për kohëzgjatjen e qëndrimit në këtë botë, ta zëmë se ka për të jetuar gjashtëdhjetë vite. Nga këto tridhjetë vite i kalon në gjumë dhe ndoshta pesëmbëdhjetë të tjera në moshë fëmijërie. Kur llogarit pjesën e mbetur kupton se e shumta ka kaluar në epshe, ushqime, ngrënie dhe fitime. Nëse e ndajmë atë që i përket botës tjetër, aty ke për të gjetur syfaqësi dhe shkujdesje të theksuar.
Me çfarë blihet atëherë jeta e përhershme? Çmimi është i afishuar në orët dhe momentet që humbasim … !

[Ibn Xheuzi]

Loading...