Me çfare fillohet në kërkimin e dijes?

January 8, 2012

Shejhu i nderuar Salih Ali Shejh u pyet: Une jam nje person qe kam deshire te kerkoj diturine, ashtuqe te jem i dobishem dhe per te tjeret,por problemi im eshte se une e harroj ate qe mesoj, duke mos e mbajtur dot te memorizuar. Me cfare me keshilloni? Allahu u shperblefte me te mira.

Pergjigje: Elhamdulilah, e me pas: Njerezit i perkasin niveleve te ndryshme ne kerkimin e diturise, sepse jo cdokush qe e kerkon diturine mund te shnderrohet ne memorizues te cdo gjeje qe ai degjon, por le te mesoje ate qe mundet, sepse vete dituria merret hap pas hapi,pak e nga pak.Nepermjet perseritjes memorizohet, ndaj une keshilloj qe te perkushtohet ne memorizimin e Kuranit, sepse memorizimi ne vetvete eshte dhunti, por me perseritje dhe angazhim ajo shtohet dhe forcohet.Kush perpiqet dhe e provon, do gjeje rezultate.Gjithashtu memorizimi i Kuranit eshte fillimi i nxenies se diturise dhe celja e portes se memorizimit,prandaj nese pyetesi nuk e ka memorizuar Kuranin le ta nise me te dhe te perkushtohet ne kete.

Per kete arsye shume nga dijetaret ne kohet e hershme, kur u vinte ndokush qe donte te kerkonte diturine dhe te qendronte prane dijetareve, por nuk kishte memorizuar Kuranin, i thonin: Ik meso Kuranin, pastaj hajde tek ne, kjo sepse memorizimi i Kuranit e çel memorien e tij.

Kush e ka provuar memorizimin e Kuranit, e di mire se ndoshta ne dhjete xhuz`et e para do i duhet me shume kohe per ta nxene permendesh nje pjese te caktuar,mirepo ne dhjete xhuz`et e dyta do gjeje trefishin apo katerfishin e aftesise memorizuese, madje mund te ndodhe qe te mesoje nje cerek xhuz`i (5 faqe) ne nje ulje te vetme ndermjet akshamit dhe jacise apo pas sabahu, kjo ndodh, sepse memoria shtohet dhe forcohet me ushtrimin dhe praktikimin e saj.

Une e keshilloj pyetesin qe te mesoje Kuranin dhe te perpiqet ne nxenien e diturise,sepse dituria shtohet ashtu sic dhe memoria vjen me praktikimin e saj.

Perktheu Shuajb Rexha

Loading...