Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes?

September 14, 2025

Shejhul-Islam Ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:

Dikush pyeti: Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? A do t’u flasë Allahu i Lartësuar me gjuhën arabe? A është e saktë se gjuha e banorëve të zjarrit është persishtja, dhe gjuha e banorëve të xhenetit është arabishtja?!

Pas falënderimit të Allahut, Zotit të botëve, unë u përgjigja:

Nuk dihet se me çfarë gjuhe do flasin njerëzit atë ditë dhe as me çfarë gjuhe do ta dëgjojnë fjalën e Zotit të Madhëruar, sepse Allahu i Lartësuar nuk na ka njoftuar për këtë gjë dhe as i Dërguari i Tij ﷺ.

Nuk është e saktë se persishtja do jetë gjuha e banorëve të Xhehenemit, e as që arabishtja do jetë gjuha e banorëve të kënaqësisë së përjetshme. Për këtë nuk dimë ndonjë mospajtim midis sahabëve – Allahu qoftë i kënaqur me ta – por të gjithë janë përmbajtur (kanë heshtur) nga kjo gjë, sepse të folurit rreth gjërave të tilla konsiderohet prej fjalëve të panevojshme.

Allahu i Lartësuar nuk i ka lajmëruar njerëzit për diçka të tillë, por tek të mëvonshmit kanë ndodhur mospajtime për këtë çështje.

Disa kanë thënë: Ata do të flasin mes njëri-tjetrit në gjuhën arabe.

Të tjerë kanë thënë: Përveç banorëve të zjarrit sepse ata do përgjigjen në persisht, dhe ajo është gjuha e tyre në zjarr.

Të tjerë kanë thënë: Ata do flasin në gjuhën sirasiane (siriake), sepse ajo ishte gjuha e Ademit dhe prej saj janë degëzuar gjuhët.

Të tjerë kanë thanë: Përveç banorëve të xhenetit sepse ata do flasin në gjuhën arabe.

Por të gjitha këto thënie nuk kanë asnjë argument për ata që i thonë, qoftë përmes arsyes apo në anën e transmetimit. Përkundrazi, ato janë vetëm pretendime të zhveshura nga argumentet. Allahu i Lartësuar është më i Dituri dhe më i Urti!

 

Marrë nga libri: “Mexhmu el fetaua” 4/300.

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...