Mërzia dhe pikëllimi, një nga armët e shejtanit!

Mërzia dhe pikëllimi, një nga armët e shejtanit!

Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:
Mërzia e dobëson zemrën, e lëkund vendosmërinë dhe e dëmton vullnetin. Nuk ka gjë më të dashur për shejtanin se sa mërzia e robit.

Në një kontekst tjetër Ibnul Kajimi ka thënë:
Mërzia në Kuran është përmendur në kontekst negativ duke na tërhequr vërejtjen prej rënies në të, si në ajetin Kuranor: “Mos u tregoni të dobët dhe as mos u mërzisni!” Ose është përmendur në formë mohuese të saj, si në ajetin: “Për ta nuk do të ketë frikë dhe as nuk do të mërziten.”

Arsyeja e kësaj është se nga mërzia nuk ka asnjë lloj përfitimi për zemrën, dhe se gjëja më e dashur për shejtanin është që t’a mërzisë robin besimtar në mënyrë që t’a ndërpresë atë nga rrugëtimi i mbarë dhe t’a frenojë nga ecuria e duhur.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) i lutej Allahut duke i kërkuar mbrojtje prej saj: “O Allah! Kërkoj mbrojtje tek Ti nga stresi dhe mërzia!”

Perktheu: Shuajb Rexha