Mësoje të vërtetën në mënyrë që të njohësh ndjekësit e saj

Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e meshirofte) ka thene: “Shumë prej njerëzve i peshojnë fjalët sipas njerëzve.

Nëse shikon një person me pozitë (personalitet) i pranon fjalët e tij, edhe nëse janë fjalë të kota dhe në kundershtim me librin e Allahut dhe Sunetin!!

Ai nuk e merr mundimin as edhe ti dëgjojë ata që e kundërshtojnë atë fjalë të argumentuar në librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit, por përkundrazi e ngrë atë që e shikon me pozitë, në gradën e të pagabueshmit!!

E dikë tjetër që nuk i duket i tillë (me pozitë dhe personalitet) ia kundërshton fjalët edhe nëse janë të vërteta. . .

Në këtë mënyrë, ai e vë (pozitën) personin që e thotë fjalën, si arsye për tia pranuar apo refuzuar atë, pa e peshuar atë fjalë me librin e Allahut apo Sunetin!

Ali ibn Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “Mësoje të vërtetën në mënyrë që të njohësh ndjekësit e saj, sepse e vërteta nuk njihet përmes njerëzve, por ata që e thonë njihen me anë të të vërtetës.”

Cilido që ndjek një hoxhë apo dijetarë në çdo gjë që ai thotë, duke i miqësuar ata që e pranojnë fjalën e tij dhe duke armiqësuar ata që e kundërshtojnë atë; përveç të Dërguarit të Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të); ky person konsiderohet ndjekës i bidatit, i devijuar dhe që qëndron larg Kuranit dhe Sunetit. Kushdo qoftë ai, prej njerëzve fetar si: hoxhallarë e dijetarë. . . apo udhëheqës, si: mbretërit apo ministrat . . .

Kjo është baza që dallon Ndjekësit e Sunetit dhe të Xhematit nga ndjekësit e Bidatit dhe Grupacionit.

Ndjekësit e Sunetit dhe Xhematit prijësin suprem të tyre kanë të Dërguarin e Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të), të cilin e pasojne në çdo gjë.

Miqësojnë atë që ai miqëson dhe armiqësojnë atë që ai armiqëson. . . .

Librin e Allahut, e ndjekin në tërësi dhe e besojne çdo lajm brenda tij dhe i binden çdo urdhëri.

RrugËn dhe udhëzimin më të mirë kanë rrugën dhe metedologjinë e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të).

Ndërsa ndjekësit e bidatit marrin dikë dhe e bëjnë prijës të tyre që ta pasojnë, apo marrin një rrugë për ta ndjekur.

Për të (personin ose rrugën)  bëjnë miqësi dhe armiqësi edhe nëse kjo e kundërshton Sunetin!

Arrijnë deri aty sa të miqësojnë cilindo që pajtohet me ta edhe nëse ata janë shumë larg nga Suneti, si dhe armiqësojnë atë që i kundershton edhe nëse ai është më afër Sunetit”.

[Marrë nga: “Xhamiu Mesail”: 1/463].

Përktheu Ylli Rama