Mësojini fëmijët tuaj se kufri (mosbesimi) është një fe e vetme. “As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre.” El-Bekare, 120
Mësojini fëmijët tuaj se “muslimanët janë si një trup i vetëm. Nëse vuan/ankohet koka e tij, atëherë i gjithë trupi e përjeton atë, e nëse syri i tij ndjen dhimbje, atëherë i gjithë trupi e përjeton atë”. Buhariu dhe Muslimi.
Mësojini ata se “muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi dhe nuk e dorëzon atë (tek armiku)”.
Mësojini fëmijët tuaj se saktësimi i besimit dhe ruajtja e tij nga gjërat që e dëmtojnë është prej shkaqeve më madhore për arritjen e ndihmës nga Allahu. “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim).” En-Nur, 55.
Mësojini fëmijët tuaj se “nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” Muhamed, 7.
Mësojini fëmijët tuaj se lidhja fort vetëm me Allahun e Lartësuar është rruga drejt arritjes së ndihmesës dhe triumfit ndaj armiqve. “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” Et-Talak, 3
Shejh Muhamed Hashan
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve