Mirësevini në shekullin XXI

Mirësevini në shekullin XXI:

-Aty ku harami është falas dhe hallalli është shumë i shtrenjtë.

-Aty ku pica arrin më shpejt se ambulanca dhe policia.

-Aty ku humbja e telefonit është më e dhimbshme sesa humbja e dinjitetit.

-Aty ku rrobat përcaktojnë vlerën e një personi.

-Aty ku më shumë vlerësohet pamja se shpirti.

-Aty ku besnikëria dhe besnikët janë të modës së vjetër (kohës së kaluar).

-Aty ku paraja është simboli i lirisë, drejtësisë dhe barazisë.

-Aty ku shokët humbasin kur gjendesh në vështirësi.

-Aty ku zullumqari të mban leksione për drejtësinë.

-Aty ku shtypësit/tiranët flasin për liri.

-Aty ku bëhesh bamirës me pasurinë e tjetrit dhe koprac me pasurinë tënde.

Mirësevini në këtë epokë të vetmuar/shkretuar.

Aty ku:

-Gënjeshtra është (konsiderohet) shkathtësi.

-Tradhtia është zgjuarsi.

-Sinqeriteti është budallallëk.

-Varfëria është defekt (për të cilin turpërohesh).

-Lakuriqësia është kulmi i elegancës dhe lirisë.

-Mbulesa (hixhabi) është (konsiderohet) skllavëri.

-Mirësjellja është maja e prapambetjes.

-Bukuria është faktori kryesor i atraksionit.

-Lëndimi i ndjenjave është bërë fenomen i përhapur kurse respektimi i tyre është kthyer si diçka që ekziston vetëm nëpër përralla.

-Paraja i detyron njerëzit t’ju respektojnë edhe nëse paratë janë të fituara në mënyrë të ndaluar (haram).

-Parimet dhe vlerat njerëzore konsiderohen kulmi i prapambetjes dhe vonimit.

Mirësevini në epokën e fallsifitetit dhe kotësisë!

 

Përktheu: Unejs Sheme