Gjykimi i mbartjes së xhenazes dhe përcjelljes së saj
Është obligim mbartja e xhenazes dhe përcjellja e saj, kjo është e drejtë që i takon të vdekurit mysliman mbi myslimanët e tjerë dhe për këtë ka hadithe:
I pari: Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se ka thënë: Kam dëgjuar Profetin -salallahu alejhi ue selem- duke thënë: “Të drejtat e myslimanit mbi myslimanin janë pesë: Kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazeve, përgjigjja e ftesës, dhe urimi (ti thuash: jerhamukellah – të mëshiroftë Allahu) atij që teshtin”[1].
I dyti: Fjala e tij gjithashtu: “Vizitojeni të sëmurin dhe përcillini xhenazet t’ju kujtojnë ahiretin”[2].
Përcjellja e xhenazes është dy herë:
E para: Përcjellja nga shtëpia, deri kur ti falet namazi i xhenazes.
E dyta: Përcjellja nga shtëpia, derisa të mbarojë varrosja. Secilën prej këtyre e ka bërë profeti -alejhi selam-.
Mirësia e përcjelljes së xhenazes
Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se ka thënë: Ka thënë profeti -alejhi selam-: “Kush prezanton në xhenaze derisa ti falet namazi ai ka një kirat[3], kush prezanton në të derisa të varroset ai ka dy kirate. I thanë: Çfarë janë dy kiratet? Ai tha: Si dy male të mëdhenj”[4].
Në një transmetim tjetër ka ardhur me tekst: “Më të mëdhenj se Uhudi”[5].
Në hadithet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- ka disa shtojca të dobishme besoj se është mirë ti përmendim: “Ibën Umeri falte xhenazen pastaj largohej. Kur i erdhi hadithi i Ebu Hurejrës tha: Na thuaj më shumë Ebu Hurejra (në një transmetim tjetër: Iu duka gjë e madhe) dhe dërgoi Khababin tek Aishja për ta pyetur për fjalën e Ebu Hurejrës pastaj të kthehj tek ai dje ta njoftonte për atë që thotë ajo. Ebu Umeri mori një grusht nga gurët e xhamisë duke i rrotulluar në dorën e tij derisa i erdhi i dërguari dhe i tha: Aishja tha: Të vërtetën ka thënë Ebu Hurejra.
Ibën Umeri goditi me gurët që kishte në dorë tokën, pastaj tha: Kemi neglizhuar shumë kirate! [I mbërriti ky lajm Ebu Hurejrës dhe tha: Mua nuk më ka preokupuar nga i dërguari i Allahut çështjet e tregtisë, as mbjellja e palmave, por i qëndroja pranë profetit -alejhi selam- për një fjalë që mund të ma mësonte dhe për një kafshatë që më ushqente]. [Ibën Umeri i tha atij: Ti o Ebu Hurejra ke qëndruar më shumë nga ne pranë profetit -alejhi selam- dhe je më i dituri prej nesh për hadithin e tij]”[6].
Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se ka thënë: Ka thënë profeti -alejhi selam-: “Cili prej jush ka gdhirë agjërueshëm? Ebu Bekri tha: Unë. Ai tha: Kush ka përcjellë sot xhenaze? Ebu Bekri tha: Unë. Ai tha: Kush prej jush ka ushqyer të varfër? Ebu Bekri tha: Unë. Ai tha: Kush ka vizituar sot një të sëmurë? Ebu Bekri tha: Unë.
Pastaj profeti -alejhi selam- tha: Nuk bashkohen këto gjëra tek një njeri vetëm se hyn në xhenet”[7].
Kjo mirësi në përcjelljen e xhenazeve është për burrat e jo për gratë për shkak se profeti -alejhi selam- i ka ndaluar ato ta përcjellin atë dhe ky është ndalim i lehtë (jo i rreptë).
Transmetohet nga Ummu atije -radiallahu anha- se ka thënë: “Jemi ndaluar nga përcjellja e xhenazeve por jo në mënyrë të rreptë”[8].
Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Na ndaloi neve profeti -alejhi selam-”.
Ka ardhur në mënyrë të qartë se gratë nuk kanë shpërblim në përcjelljen e tyre: si në hadithin që e transmeton Ibën Hibani në librin Eth-Thikatu me zinxhir deri tek Aishja e cila e përcjell prej profetit -alejhi selam-, atij i është tekhrixhe në Es-Silsiletu Es-Sahiha.
Enciklopedia e Fikhut me autor Shejh Husejn el Auajshe
Përktheu Teuta Zeka
[1]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[2]E transmeton Ibën Ebu Shejbe në Musanefin e tij, Buhariu në El-Edeb El-Mufrad dhe këtë e saktëson shejh Albani, Ibën Hibani në Sahihun e tij etj.
[3]Një e njëzeta e dinarit.
[4]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[5]E transmeton Nesaiu dhe e saktëson shejh Albani.
[6] Ka thënë shejhu ynë -Allahu e mëshiroftë- : “Këto shtesa janë të gjitha të Muslimit përveç të fundit e cila është e Ahmedit po ashtu e Seid bin Mensurit me zinxhir të saktë siç ka thënë El-Hafidh në El-Fet’h. Shtesa përpara saj është e Tajalisiut dhe zinxhiri i saj është i saktë sipas kushtit të Muslimit, ndërsa shtesa e dytë është e dy shejhave, transmetimi i dytë i tij është i Tirmidhiut, ndërsa Ahmedi … ”.
[7]E transmeton Muslimi.
[8]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve