Mirësia e mbulimit të femrës

Mirësia e mbulimit të femrës!

Shejh Abdul Malik Ramadani (Allahu e ruajt) thotë: Nëse vëren në kategorinë më të lartë të grave, do të gjesh gjëra të çuditshme.
Besnikja e bija e besnikut, Aisha (radiAllahu anha), hynte në dhomën e saj në të cilën ishte varrosur burri i saj Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe babai i saj Ebu Bekri (radiAllahu anhu) e pa mbuluar.
Kur u varros në atë dhomë Umeri (radiAllahu anhu) në krah të tyre, ajo nuk hynte më veçse e mbuluar!
Transmeton Ahmedi dhe Hakimi me zinxhir të saktë prej Aishes se ka thënë:
“Hyja në dhomën në të cilën ishin varrosur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe babai im, dhe e hiqja rrobën time duke menduar se ata ishin burri dhe babai im. Por kur u varros Umeri me ta, pasha Allahun se nuk kam hyrë në atë dhomë veçse e mbuluar dhe me rroba të shtrënguara nga turpi prej Umerit (radiAllahu anhu)!”
Ky moral tregon kulmin e turpit.
Nuk ka në këtë rast shtrëngim apo ekstremizëm. I lutemi Allahut të na ruajë që një musliman të guxojë të ndërhyjë në pozitën e nënave të besimtarëve!
Kjo tregon për shpirtin e besimtares që është rritur dhe zhvilluar në mirësi dhe moral, shpirt që nuk i bindet trupit në veprimin e të lejuarave. E si mund t’i përgjigjet në veprimin e të shëmtuarave dhe ndytësive?

Libri: “El axheb el uxhab fi eshkalil hixhab”.