Mirësjellja në xhami

November 3, 2024

Imam Buhariu ka transmetuar në Sahihun e tij nga Saib bin Jezidi i cili ka thënë:
“Isha duke qëndruar në xhami kur një burrë më gjuajti me një guralec. U ktheva dhe pashë se ishte Umer ibn Hatabi, i cili më tha: Shko dhe mi sill ata dy burra. Unë shkova i solla dhe ai i pyeti: – Kush jeni ju, ose nga vini? -Ata thanë: Ne jemi nga Taifi. Umeri u tha: – Po të ishit nga banorët e qytetit do t’ju kisha ndëshkuar rëndë që ngrini zërat në xhaminë e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.”
Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Fet’h el Bari” ka thënë:
Umeri bëri dallimin midis banorëve të Medinës dhe të tjerëve për arsye se banorët e Medines e dinë rëndësinë e xhamisë së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe respektin ndaj saj, ndryshe nga ata që nuk janë banorë të qytetit të cilët mund të mos jenë të njohur me këtë normë të respektimit të xhamisë, kështu që justifikohen për injorancën e tyre. Kjo i ngjan asaj që kanë thënë juristët: “Kushdo që bën një mëkat siç është imoraliteti nga ata që jetojnë në vende të largëta nga Islami dhe pretendojnë injorancën për ndalimin e tij, nuk dënohen dhe justifikohen për shkak të padijes ndaj kësaj dispozite, ndryshe nga ai që është rritur në vendet islame.”
Shihni se si Umeri e shmangu thirrjen e drejtpërdrejtë të Saibit dhe preferoi ta tërhiqte vëmendjen e tij me një guralec. Nëse ky ishte qortimi i Umerit për ata që ngritën zërin në xhami, ç’mendoni për ata që flasin fjalë të kota, shpifin, merren me thashetheme, shfrytëzojnë kohën në xhami duke parë gjëra të papërshtatshme në pajisjet elektronike dhe të ngjashme?!
O Zot, na dhuro edukatë të mirë në shtëpinë Tënde! Na bëj të qëndrojmë para Teje duke bërë atë që Ti do dhe kënaqesh në të gjitha çështjet tona!

✍ Prof. Dr Talal bin Sulejman ed Deuseri

Dosje:

Loading...