Mjetet e dobishme për një jetë të lumtur

February 10, 2022

– Autori Abdurrahman Ibn Nasir Es Sadi (1307 – 1376 hixhri) është një nga dijetarët më të shquar islam të epokës së tij, dhe një nga imamët e vërtetë (në dije).
– Arsyeja e shkrimit të këtij libri: Kur shejhu udhëtoi për në Liban – gjatë një udhëtimi mjekësor (në vitin 1373 hixhri) – lexoi librin “Lerë mërzinë dhe fillo të jetosh” të autorit Deel Canergie, i pëlqeu ky libër dhe vendosi të shkruante një temë të ngjashme me të.
Prej temave të tij janë:
1) Besimi në Allahun e Madhërishëm dhe kryerja e veprave të mira. Besimi do t’u çojë në durim, lumturi dhe kënaqësi me atë që ka caktuar Allahu.
2) Bamirësia tek krijesat me fjalë dhe vepra. Mirësia sjell të mirën dhe largon të keqen.
3) Angazhimi i (vetes) me vepra të mira dhe dituri të dobishme e largon zemrën nga ajo që e shqetëson.
4) Angazhimi i mendjes për punën e ditës. Mos u pikëllo për atë që ka kaluar e as mos u shqetësoni për të ardhmen, sepse me të vërtetë profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) kërkonte strehim tek Allahu nga brengat dhe trishtimet.
5) Shpeshimi i përmendjes së Allahut. Përmendja e Allahut sjell kënaqësi dhe qetësi për zemrën.
6) Numërimi i mirësive të dukshme dhe të padukshme të Allahut, sepse ajo sjell mirënjohje dhe largon pikëllimin.
7) Shikimi i atij që është më ulët se ju në mirësi. Kjo të orienton të falënderosh Allahun për ato të mira që ke, si dhe të largon pikëllimin dhe zemërimin. Harresa e të shkuarës sepse ju nuk jeni në gjendje t’a riktheni të kaluarën, dhe angazhimi me të është i kotë dhe çmenduri.
9) Lutja ndaj Allahut. Të lutet që Allahu t’ja përmirësojë fenë e tij dhe çështjet e botës tjetër, ashtu siç përmendet nëpër hadithe.
10) Të jesh i përgatitur edhe për caktimin e të keqes, sepse kur ndodh e keqja e zvogëlon ndikimin e efektit të saj.
11) Të mos i ushqejë iluzionet dhe imagjinatat sepse iluzionet prodhojnë mendime të këqija dhe u bëjnë të supozoni negativisht, dhe kjo krijon depresion dhe sëmundje.
12) Të kesh besim tek Allahu dhe zemra të mbështetet vetëm tek Ai: “ E kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton Atij.” (Et Talak: 3)
13) Pranimi i të metave nga të tjerët dhe durimi ndaj dëmeve të tyre, sepse çdo person ka mangësi ose gjëra që nuk na pëlqejnë. Kështu që shikoni dhe anën e tyre pozitive dhe jo vetëm atë negative.
14) Mos u merr me çështje të parëndësishme. Ashtu si i përballojmë fatkeqësitë e mëdha, atëherë është më e drejtë për të mos u marrë dhe të shqetësohemi për çështje të kota.
15) Jeta është e shkurtër. Jeta vërtetë është e shkurtër me lumturitë dhe kënaqësitë e saj, ndaj mos e shkurtoni atë me më shumë depresion dhe pakënaqësi.
16) Shumë nga mërzitë dhe shqetësimet nuk janë reale sepse shumica e gjërave për të cilat shqetësoheni nuk kanë ndodhur, kështu që mos lejoni që mundësitë e dobëta t’i kapërcejnë mundësitë e forta.
17) Mos u shqetësoni për atë që thonë njerëzit sepse dëmet e njerëzve janë mbi veten e tyre. Por nëse je i preokupuar me ta, atëherë do të dëmtosh veten ashtu siç po i bëjnë ata vetes së tyre.
18) Jeta juaj ndjek mendimet tuaja. Kështu që nëse mendimet tuaja janë të dobishme për fenë ose për punët e kësaj bote, atëherë jeta do të kalojë e lumtur. Përndryshe do të ndodhë e kundërta.
19) Mos prit mirënjohje nga njerëzit. Nëse u bën mirë atyre që kanë të drejtë mbi ty ose atyre që nuk kanë të drejtë, atëherë kjo është një marrëveshje mes teje dhe Allahut. Prandaj mos u shqetëso për mungesën e mirënjohjes së tyre ndaj teje.
20) Merru me atë që të sjell dobi sepse punët e dëmshme shkaktojnë pikëllim dhe mërzitje, prandaj ndihmojeni veten me vepra të dobishme.
21) Përpiquni t’i përfundoni punët në kohën e tyre, sepse punët e vonuara do të mblidhen mbi ju me punët e ardhshme dhe do të jeni të preokupuar me to.
22) Jepuni prioritet gjërave. Filloni nga më e rëndësishmja e pastaj zgjidhni atë për të cilën jeni më të prirur, në mënyrë që të mos bini në lodhje ose mërzi. Kërkoni këshilla sepse nuk do të pendoheni kurrë për këshillimin.
Përmbledhje e librit: “Mjetet e dobishme për një jetë të lumtur”.
Përshtati: Muhamed Estrefi

Dosje:

Loading...