Monopolizimi i Selefizmit

February 18, 2011

Pyetje: Shejhu i nderuar Salih el Feuzan, ka një grup nxënësish dije dhe një mori të rinjsh të cilët janë shndërruar në formë partie dhe e kanë monopolizuar selefizmin, duke i konsideruar bidatçinj vëllezrit e tyre dhe duke u sjellë në mënyrë fanatike me mendimet e tyre, me një fanatizëm të tepruar. Ndaj ne pyesim: Cfarë është selefizmi?

Përgjigje: Selefizmi është të ecësh sipas menhexhit të selefëve. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata të hershmit, të parët, nga muhaxhirët dhe ensarët, si dhe ata që i pasuan me të mirë.” [Teubeh: 100] Dhe ka thënë: “Ata të cilët erdhën pas tyre, thonë: O Zoti ynë na fal ne dhe vëllezërit tanë të cilët na kanë paraprirë me besim.” [Hashr: 10]

Selefizmi është pasimi i selefëve, nga sahabët, tabijnët dhe ata që erdhën pas tabijnëve, pra brezat e lavdëruar – ky është selefizmi, të cilin askush nuk mund ta monopolizojë. Çdokush që ecën sipas menhexhit të selefëve është selefi, duke mos qenë specifike e një grupi njerëzish apo e një individi, por është emërtim i çdokujt i cili e përthith selefizmin në mënyrë reale. Unë ftoj të rinjtë dhe nxënësit e dijes që të heqin dorë nga ky etiketim me llagape: Ky është selefi, ky është xhamí, ky është ihuani, ky është kështu e ky është ashtu. Unë nuk i miratoj këto gjëra sepse janë shndërruar në diçka e cila i ka larguar muslimanët dhe të rinjtë muslimanë dhe ka shkaktuar fitne. Unë i nxis që të kapen pas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit dhe menhexhit të selefëve dhe le të jemi vëllezër që duhemi për hir të Allahut.

Përktheu: Shuajb Rexha

Burimi: alfawzan.ws/node/9908

Loading...