Mos e harro varrin ku do strehohesh

Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë:

وَكُلُّهُمْ ءَاتِيهِ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فَرْدًا

“Dhe në Ditën e Kiametit secili do t’i paraqitet Atij i vetëm.” Merjem: 95.

Ti i vetëm…

Pa pasurinë të cilën e tubove.

Pa pozitën nga e cila u preokupove.

Pa familje dhe fëmijë me të cilët mburreshe dhe mbroheshe.

Vetëm ti para Zotit tënd ku do të pyetesh për:

– jetën si e kalove,

– pasurinë si e fitove dhe ku e shpenzove,

– për diturinë çfarë veprove me të,

– dhe për trupin tënd ku e ke përdorur (shfrytëzuar).

Dije se nuk ka asgjë të keqe të punosh për dynjanë tënde, por asesi të mos e harrosh ahiretin tënd.

Nuk ka asgjë të keqe që ta kesh banesën të bukur e të rehatshme, por asesi të mos e harrosh varrin ku do strehohesh!

 

“Këshilla të dobishme” vëll. 3.

Unejs Sheme