Mos e humb shpresën por puno dhe këmbëngul!

“Fekihu Sulejm er Razij është prej atyre që e kanë kërkuar diturinë në moshë të madhe. Ka nisur ta kërkojë diturinë pas moshës 40 vjeçare, siç përmend Ibn Asakiri. Dhe një gjë e tillë transmetohet për një numër dijetarësh. Prej tyre përmendim:
Salih ibn Kejsan,
El Izz ibn Abdusselam
Alij ibn Hamzeh el Kisaij gramaticieni.

Po ashtu një numër poetësh si dy Nabighat, El Xha’dij dhe Edh Dhubjanij (Dmth Nabighatul Xha’dij dhe Nabighatu edh Dhubjanij).”
“Nxitësi për lexim” i shejkh Alij el Imrani,

Shejkhu ka edhe një libër tjetër të veçantë me titull: “Dijetarët që nuk e kanë kaluar moshën 40 vjeçare”! ku ai – Allahu e ruajtë – flet për ata që kanë jetuar nga mosha 15 deri në 40 vjeç, e megjithatë janë llogaritur prej dijetarëve!

Mos e humb shpresën por puno dhe këmbëngul!