Mos i ktheni shtëpitë në varreza!

November 14, 2020

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos i ktheni shtëpitë tuaja në varreza, as varrin tim mos e bëni vend-tubimi. Dërgoni salavate për mua sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni.” Shënon Ebu Daudi me zinxhir të mirë.

Shpjegimi i përgjithshëm:

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) na tregon në këtë hadith se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga boshatisja e shtëpive nga përmendja e Allahut dhe adhurimi ndaj Tij. Po ashtu ka ndaluar që varri i tij të kthehet në vend-tubimi në kohë dhe në formë të caktuar. Pastaj ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka urdhëruar që të dërgojmë salavate për të, duke sqaruar se salavatet i arrijnë atij prej çdo muslimani kudo që ndodhet.

Dobitë:

  1. Ndalimi i boshatisjes së shtëpive nga adhurimi i Allahut të Madhëruar.
  2. Ndalimi i faljes së namazit në varreza.
  3. Ndalimi i vizitës së varrit të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në formë dhe kohë të caktuar. Kjo vlen për çdo varr tjetër.
  4. Obligueshmëria e dërgimit të salavateve për Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
  5. Salati dhe selami i arrijnë Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kudo që të ndodhet personi.

Pyetje:

  1. Cfarë është për qëllim me fjalën e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Mos i ktheni shtëpitë tuaja në varreza”?
  2. Cfarë është për qëllim me fjalën e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “as varrin tim mos e bëni vend-tubimi”?
  3. Nxirr katër dobi që përfitohen nga hadithi i temës.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...