Mos i ktheni shtepite ne varreza

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos i ktheni shtëpitë tuaja në varreza, as varrin tim mos e bëni vend-tubimi dhe dërgoni salavate për mua, sepse salavati juaj më arrinë kudo që jeni”. Shënon Ebu Daudi me zinxhir të mirë.

 

Shpjegimi i përgjithshëm:

 

Ebu Hurejra radijAllahu anhu na tregon në këtë hadith se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga boshatisja e shtëpive nga përmendja e Allahut dhe adhurimi ndaj Tij. Po ashtu ka ndaluar që varri i tij të kthehet në vend-tubimi në kohë të caktuar dhe në një formë të caktuar. Pastaj ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar që të dërgojmë salavate për të, duke sqaruar se salavatet i arrijnë atij prej çdo muslimani në kudo që ndodhet.

Dobitë:

  1. Ndalimi i boshatisjes së shtëpive nga adhurimi i Allahut të Madhëruar.
  2. Ndalimi i faljes së namazit në varreza.
  3. Ndalimi i vizitës së varrit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në një formë dhe kohë të caktuar. Kjo vlen dhe për çdo varr tjetër.
  4. Obligueshmëria e dërgimit të salavateve për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
  5. Salati dhe selami i arrijnë Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kudo që të ndodhet personi.

Pyetje:

  1. Cfarë është për qëllim me fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “mos i ktheni shtëpitë tuaja në varreza”?
  2. Cfarë është për qëllim me fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “as varrin tim mos e bëni vend-tubimi”?
  3. Nxirr katër dobi që përfitohen nga hadithi i temës.

Përktheu: Unejs Sheme