Mos pyet për tre lloje njerëzish

Tregon Fadale ibn Ubejd (radijallahu anhu) se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“Mos pyet për tre lloje njerëzish (se ç’mëkat kanë):

1- Një person i cili shkëputet dhe lë xhematin (e muslimanëve), kundërshton prijësin e tij dhe vdes duke qenë i tillë. 

2- Një robëreshë apo rob i cili/e cila arratiset nga zotëria i tij dhe vdes (në këtë gjëndje).

3- Një grua të cilës i ka ikur burri (në udhëtim etj.) duke i lënë pasuri të mjaftueshme (për të jetuar), dhe heq dorë nga hixhabi (zbulohet). Mos pyet më për ta!

Gjithashtu mos pyet edhe për tre të tjerë: Një njeri i cili merr kompetencat e Zotit, madhështinë dhe krenarinë e Tij (pra sillet me mëndjemadhësi dhe krenari ndaj krijesave).

Një njeri që dyshon në Zot.

Një njeri i cili humbet shpresat në mëshirën e Zotit përgjithmonë.”

Transmeton imam Ahmedi në librin e tij ‘Musned’ me nr. 23943.

Hadithi është i saktë. E ka saktësuar ibn Asakir dhe shejh Albani.

 

Edison Dukaj