Mos thuaj për ndonjë çështje fetare, diçka të cilën nuk e ka thënë askush nga dijetarët!

Këshillë nga shejkhu i nderuar

Salih bin AbdulAziz Eli Esh-Shejkh

Prej mëshirës së Allahut të Madhëruar, është edhe fakti që këtij umeti (popullit musliman) i ka falur dijetarë, të cilët, ashtu siç e përmend edhe Imam Ahmedi në parathënien e librit të tij; “Dijetarët janë ata që përkujdesen për këtë fe. Ata largojnë prej saj, shtrembërimet e injorantëve dhe lajthitjet e të devijuarve…”
Ky është roli i dijetarëve, në çdo kohë dhe në çdo vend. Ata të gjithë rendin në një linjë të pandërprerë, të cilën e trashëgojnë të mëvonshmit nga paraardhësit e tyre.

Kjo linjë nuk ka shkëputje, pasi nëse do të kishte shkëputje, atëherë ajo shkëputje do të ishte argument i pasaktësisë dhe devijimit.
Për këtë arsye, prej këshillave të vyera të cilat na i kanë lënë trashëgimi dijetarët tanë, është fjala e tyre: “Mos thuaj për ndonjë çështje fetare, diçka të cilën nuk e ka thënë askush nga dijetarët e mirënjohur të këtij umeti!”

Pra, askush të mos veçohet me ndonjë gjykim fetar, apo të japi për ndonjë çështje fetare ndonjë gjykim nga vetja e tij, të cilin nuk e ka thënë askush nga dijetarët musliman përpara tij.

Një pretendim i tillë, tregon për pasaktësinë e atij mendimi apo e asaj fjale, pasi nuk mund të imagjinohet që të gjithë brezat e muslimanëve ndër shekuj nuk e kanë kuptuar saktë atë çështje, derisa erdhi dhe e kuptoi ky! Një gjë e tillë është e pamundur!

Për këtë arsye, prej parimeve më të rëndësishme të Ehli Sunetit (grupit të shpëtuar dhe palës së ndihmuar), është parimi i ‘transmetueshmërisë së dijes’.
Ata e marrin diturinë nga Libri i Allahut (Kurani), si dhe nga Tradita profetike e saktë (Suneti), pastaj nga ajo çfarë dijetarët kanë transmetuar prej sahabëve, shokëve të Pejgamberit, duke filluar nga katër khalifet e drejtë (Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), e pastaj të tjerët me radhë.

Salih bin AbdulAziz Eli Esh Shejkh