Muaji Rexheb mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e ndaluar

December 25, 2025

Muaji Rexheb mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e ndaluar

Dijetari i madh Ibn el-Kajjim – Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Çdo hadith që përmend agjërimin e muajit Rexheb ose faljen e ndonjë nate të veçantë në të, është gënjeshtër e trilluar.”

📔 El-Menâr el-Munîf (fq. 96)

✍️ Ibn Rexheb – Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk ka ardhur asnjë hadith i saktë që të vlejë si argument për virtytin e muajit Rexheb, as për agjërimin e tij, as për agjërimin e ndonjë pjese të caktuar të tij, dhe as për faljen e ndonjë nate të veçantë në të.” 📘 Letâif el-Me‘ârif (fq. 228)

✒️ Ebu Bekr Ibn Ebi Shejbe përcjell:

Na ka treguar Ebu Mu‘avije, nga el-A‘mesh, nga Ubera, nga ‘Abdurrahman, nga Kharasha ibn el-Hurr, se ka thënë: “E pashë Omer ibn el-Hattabin – Allahu qoftë i kënaqur me të – që i godiste shuplakat e disa njerëzve (për t’i penguar) nga agjërimi i Rexhebit, derisa i detyronte ti vendosnin duart në ushqim (të hanin), dhe u thoshte: Rexhebi! E ç’është Rexhebi?! Rexhebi ishte vetëm një muaj që e madhëronin njerëzit e injorancës (xhahilijetit), por kur erdhi Islami, kjo u la.’”

📕 El-Musannef (nr. 9758)

● Shejhu i Islamit Ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Sa i përket agjërimit të muajit Rexheb në mënyrë të veçantë, të gjitha hadithet për këtë janë të dobëta, madje të trilluara. Dijetarët nuk mbështeten në asnjë prej tyre. Ato nuk hyjnë as te hadithet e dobëta që transmetohen në çështjet e virtyteve, por shumica e tyre janë hadithe të trilluara dhe të rreme.”

📓 “Mexhmu el Fetawa” (25/290)

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...