Muaji Sheval.

Muaji Sheval.

Muaji i dhjetë hënor apo hëna e dhjetë sepse çdo hënë me ciklin e saj mbushje-zbrazje përbën një muaj prej muajve hënorë, është muaji Sheval.
Sheval në gjuhen arabe dmth: ngritje dhe mendohet se është quajtur me këtë emër për shkak se kur është emërtuar për herë të parë ka qenë koha e ndërzimit të deveve dhe ato ngrinin bishtat për ndërzim dhe Allahu e di më së miri.

Hyrja e Shevalit.
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se për hyrjen e Shevalit nuk pranohen më pak se dy dëshmitarë sepse profeti -alejhi selam- ka thënë: “Agjëroni kur ta shihni hënën, çeleni kur ta shihni atë dhe bëni gjithashtu kurban sipas saj dhe nëse nuk arrini ta shihni atë plotësojeni muajin tridhjetë ditë dhe nëse dëshmojnë dy dëshmitarë agjëroni dhe çelni” E transmeton Ahmedi dhe Nesai dhe e saktëson sheikh Albani.

Fjala e profetit -alejhi selam- [dhe nëse dëshmojnë dy dëshmitarë agjëroni dhe çelni] dmth kushtëzimi i fillimit të agjërimit i cili është gjithashtu dhe fillimi i muajit të Ramazanit dhe çelja e agjërimit i cili është gjithashtu dhe fillimi i muajit të Shevali, me dëshminë e dy dëshmitarëve.
Mirëpo për sa i përket Ramazanit kanë ardhur hadithe të tjera që e lejojnë hyrjen e tij gjithashtu edhe me një dëshmitar dhe ndoshta më i sakti prej tyre është hadithi i Ibn Omerit i cili thotë: “Dolën njerëzit për të parë hënën dhe unë e njoftova profetin -alejhi selam- se e pashë atë. Atëherë profeti -alejhi selam- filloi agjërimin dhe urdhëroi njerëzit për agjërim” e transmeton Ebu Daudi, Darimiu, Ibn Hibbani dhe e saktëson sheikh Albani.
Ndërsa për sa i përket hyrjes së Shevalit nuk kemi hadith tjetër madje kemi një ngjarje tjetër përforcuese që ka ndodhur në kohën e profetit -alejhi selam- siç thotë një prej sahabëve: “Njerëzit ranë në kundërshtim në lidhje me ditën e fundit të Ramazanit pastaj erdhën dy bedevi (banorë të shkretëtirës) dhe dëshmuan te profeti -alejhi selam- duke u betuar në Allah se e kishin parë hënën e re dje në mbrëmje. Atëherë profeti -alejhi selam- urdhëroi njerëzit ta çelin agjërimin dhe të nesërmen të dalin për namazin e Bajramit” e transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani.

Vijon……
Dr Abdullah Nabolli