Nga Abdullah bin Umeri transmetohet se Umer bin el Hatabi radijAllahu anhu ka thënë: “O i Dërguar i Allahut! A (mund) të flejë ndonjëri nga ne duke qenë xhunub?
Tha: Po, nëse ndonjëri nga ju merr abdes, atëherë le të flejë duke qenë xhunub.”
Buhariu 287 dhe Muslimi 306.
Tema e hadithit:
Sqarimi i gjykimit të fjetjes së njeriut xhunub.
Dobite e hadithit:
1. Kujdesi i sahabëve për të pyetur në lidhje me gjërat e nevojshme.
2. Lejimi i fjetjes gjumë të personit xhunub nëse merr abdes.
3. Më e plota është që të mos flejë derisa të marrë gusul (lahet në tërësi).
Autor: Ibën Uthejmini
Marrë nga libri: “Sherh umdetil ahkam”,
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: hadith
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Normalizimi i imoralitetit – hap drejt shkatërrimit të shoqërisë Dr. Fatmir Strumi
- Debati dhe polemika – sëmundja që privon nga bereqeti i dijes Dr. Fatmir Strumi
- Kuptimi i sinqeritetit te selefët Dr. Behar Hyseni