4. Çfarë gjykimi ka fetarisht të kërkosh ndihmë prej krijesave për diçka që nuk mundet të ta plotësojë askush tjetër veç Allahut të Madhëruar, siç është furnizimi (rrizku) apo shërimi?
Nuk lejohet kërkimi i ndihmës prej krijesave në ato çështje të cilat nuk mundet të t’i plotësojë askush tjetër veç Allahut të Madhëruar, madje kjo vepër konsiderohet prej shirkut të madh. Allahu i Madhëruar na ka mësuar që të lutemi duke thënë: Vetëm Ty (o Zot) të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!” El Fatiha: 5
Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kur të lutesh, lutju Allahut, e nëse kërkon ndihmë, kërko prej Allahut!” E transmeton Tirmidhiu
Përgatiti Edmond Ajdini
Të Ngjashme
- Disa dispozita që lidhen me sexhden e harresës Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Gjërat që e prishin namazin Udha e Besimtarëve
- Lutja në ruku Udha e Besimtarëve
- Tekbiri i përgjithshëm dhe tekbiri i kufizuar Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve