Dobitë e tij.
Transmetohet nga Ebu Hurejra nga Profeti (alejhi selam) se ka thënë: “Puna e pare për të cilën llogaritet njeriu ditën e gjykimit është namazi, nëse është në rregull ka shpëtuar, nëse prishet ka humbur, nëse i lë mangët, Allahu i Madhëruar thotë: Shikoni a ka njeriu punë vullnetare që të plotësojë ato që ka mangët nga farzet. Pastaj punët e tjera janë (llogariten) kështu”[1].
Pëlqimi (i këtij namazi) në shtëpi.
Transmetohet nga Zejd bin Thabit radija Allahu anhu se ka thënë: “ … faleni namazin në shtëpitë tuaja sepse namazi më i mirë i njeriut është në shtëpinë e tij përveç namazeve farze”[2].
Transmetohet nga Xhabiri se ka thënë: Ka thënë Profeti (sala Allahu alejhi selam): “Kur ndonjëri prej jush të kryejë namazin në xhami, le të lërë një pjesë të namazit për shtëpinë sepse Allahu i ka bërë hajër namazit në shtëpi”[3].
Transmetohet nga Ibën Umeri nga Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Falni namaz në shtëpi dhe mos i bëni ato varre”[4].
Transmetohet nga Zejd bin Thabit se Profeti (sala Allahu alejhi ue selam) ka thënë: “Namazi i njeriut në shtëpinë e tij është më i mirë se namazi në xhaminë time, përveç farzit”[5].
Transmetohet nga Enesi dhe Xhabiri se kanë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut: Faluni në shtëpitë tuaja dhe mos i lëni pa falur në to nafilet”[6].
Mirësia e qëndrimit gjatë në këmbë
Transmetohet nga Mugira bin Shu’be radija Allahu anhu se ka thënë: Profetit alejhi selam nëse ngrihej – apo falej – derisa i fryheshin këmbët apo kërcinjtë – . E pyeti atë dhe ai tha: “A nuk duhet të jem njeri falënderues?”[7].
Transmetohet nga Abdullah bin Hushij El-Xhethemij se Profeti alejhi selam u pyet: Cili namaz është më i mirë? Ai tha: “Qëndrimi i gjatë”. Iu tha: Cila lëmoshë është më e mira? Ai tha: “Dhënia e të paktit[8]” Iu tha cili emigrim është më i miri? Ai tha: “Kush largohet nga ato që i ndaluar Allahu”. Iu tha: Cili xhihad është më i miri? Ai tha: “Kush Lufton mushrikët me pasurinë dhe veten”. I thane cila vrasje është më e ndershme? Ai tha: “Kujt i rrjedh gjaku dhe i është gjymtuar kali”[9].
Qëndrimi në këmbë në nafile
Lejohet namazi ulur edhe nëse mund të rrish në këmbë siç ka ardhur në hadithin e Imran bin Husajnit dhe ishte me majasëll, ka thënë: “Pyeta të dërguarin e Allahut sala Allahu alejhi ue selam për namazin ulur, ai tha: Nëse falet në këmbë është më mire, kush falet ulur ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet në këmbë dhe kush falet shtrirë ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet ulur”[10].
Transmetohet nga Abdullah bin Umeri se ka thënë: “Tregohet se Profeti alejhi selam ka thënë: “Namazi i njeriut ulur është sa gjysma e namazit” ”[11].
Ka thënë El-Khatabi: “Qëllimi me hadithin e Imranit është i sëmuri i supozuar që mund ta përballojë dhe ngrihet në këmbë me vështirësi, e ka bërë shpërblimin e atij që falet ulur sa gjysma e atij që falet në këmbë duke e nxitur të rrijë në këmbë dhe duke u lejuar qëndrimi ulur”.
Ka thënë El-Hafidh në El-Fet’h: Dhe ky është kuptim i drejtë.
Lejimi i faljes së një pjese rekati në këmbë dhe një pjesë ulur
Transmetohet nga Abdullah min Shekik se ka thënë: Kam pyetur Aishen për namazin e profetit alejhi selam, për namazin vullnetar? Ajo tha: “Ai falej në shtëpinë time para namazit të drekës katër rekate pastaj dilte dhe u printe njerëzve pastaj hynte dhe falte dy rekate, i printe njerëzve në namazin e akshamit pastaj hynte dhe falte dy rekate, i printe njerëzve në jaci pastaj hynte në shtëpi dhe falte dy rekate, falej natën nëntë rekate bashkë me vitrin dhe falej gjatë natën në këmbë dhe falej gjatë natën ulur, kur lexonte në këmbë binte në ruku dhe sexhde duke qenë në këmbë dhe kur lexonte ulur binte në ruku dhe sexhde ulur, kur gdhinte mëngjesi falte dy rekate”[12].
Transmetohet nga Aishja radija Allahu anha se ka thënë: “Nuk e kam parë Profetin alejhi selam të lexojë gjatë gjithë namazit të natës ulur, ai bënte tekbir dhe lexonte ulur, kur i kishin mbetur nga surja tridhjetë apo dyzet ajete, ngrihej e i lexonte ato (në këmbë) pastaj binte në ruku”[13].
“Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut”
Autor Husejn Auajsheh
Përktheu Teuta Xeka
[1] E transmetojnë Tirmidhiu e të tjerë, e saktëson shejh Albani.
[2] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[3] E transmeton Muslimi.
[4] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[5] E transmetojnë Ebu Daudi dhe Tirmidhiu dhe e saktëson shejh Albani.
[6] E transmeton Derakutni dhe e saktëson shejh Albani.
[7] E transmeton Buhariu.
[8] Që ka pak pasuri.
[9] E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson shejh albani
[10]E transmeton Buhariu.
[11] E transmeton Muslimi.
[12]E transmeton Muslimi.
[13] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Dosje: Namazet Vullnetare
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- Në cilën anë të imamit është më mirë të falemi? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin