Mirësia e këtij namazi:
- Transmetohet nga Ebu Hurejra radija Allahu anhu se ka thënë: “Më ka porositur i dashuri im me tre gjëra: Agjërimin e tre ditëve në çdo muaj, dy rekate të duhasë dhe të fal vitrin para se të fle”[1].
- Transmetohet nga Ebu Dherri nga Profeti sala Allahu alejhi ue selam se ka thënë: Për çdo kockë të ndonjërit prej jush ka sadaka, çdo tesbih (SUBHANALLAH) është sadaka, çdo tehmid (ELHAMDULILAH) është sadaka, çdo tehlil (LA ILAHE ILA ALLAH është sadaka, çdo tekbir (ALLAHU EKBER) është sadaka, urdhërimi për mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe e kryejnë këtë punë dy rekate që i fal në duha (paradite)[2].
- Transmetohet nga Burajde radija Allahu anhu se ka thënë: Kam dëgjuar Profetin alejhi selam të thotë: “Njeriu ka treqind e gjashtëdhjetë kyçe, ai për çdo kyç duhet të japë sadaka. I thanë: e kush mund ta bëjë këtë o i dërguar i Allahut? Ai tha: Mbulimi i pështymës (gëlbazës) në xhami, një gjë që e largon nga rruga, nëse nuk gjen, dy rekatet e duhasë të mjaftojnë”[3].
- Transmetohet nga Ebu Hurejra radija Allahu anhu se ka thënë: “Dërgoi Profeti alejhi selam një grup dhe ata erdhën me shumë pasuri dhe u kthyen shpejt. Një burrë tha: O i dërguar i Allahut nuk kemi parë ndonjë grup të kthehet më shpejt dhe më me shumë pasuri se sa ky. Ai tha: A tju tregoj për më të shpejtë në kthim dhe më të shumtë në pasuri se sa ky grup? Një njeri që merr abdes mirë, pastaj synon për në xhami, fal sabahun dhe e pason me namazin e duhasë është kthyer shpejt dhe me shumë pasuri”[4].
- Transmetohet nga Ukbe bin Amir El-Xhuhenij radija Allahu anhu se profeti sala Allahu alejhi ue selam ka thënë: “Allahu aze ue xhele thotë: O i biri i Ademit: Falu për mua në fillim të ditës katër rekate të mjaftoj unë ty në fundin e ditës”[5].
- Transmetohet nga Ebu Umame radija Allahu anhu se profeti sala Allahu alejhi ue selam ka thënë: “Kush del nga shtëpia e tij i pastruar për një namaz farz, shpërblimi i tij është si i haxhiut (atij që ka bërë haxh), kush del për në namazin duha nuk e preokupon vetëm se ajo, shpërblimi i tij është si i atij që bën umra dhe namazi që fal pas një namazi pa fjalë të kota mes tyre është i shënuar në ilijinë (vendin e lartë)”[6].
- Transmetohet nga Ebu Hurejra radija Allahu anhu se ka thënë: Ka thënë profeti sala Allahu alejhi ue selam: “Nuk e ruan namazin e duhasë vetëm një auab (pendues dhe kthyes tek Allahu) – tha: Ky është namazi i auabëve (penduesve)”[7].
Dispozita e këtij namazi:
Namazi i duhasë është i pëlqyer, është përmendur në Sahihun e Muslimit nëntema: “Pëlqimi i namazit të duhasë”.
Koha e faljes së këtij namazi:
Koha e saj fillon me ngritjen e diellit sa një shtizë dhe mbaron me futjen e kohës së urryer pak para zenitit.
Vetëm se vonimi i tij pëlqehet deri kur të ngrihet dielli dhe të shtohet nxehtësia.
Transmetohet nga Kasim E-Shejbani se Zejd bin Arkam pa ca njerëz që faleshi në duha dhe tha: Ata e dinë se namazi jo në këtë kohë është më i mirë, Profeti sala Allahu alejhi ue selam ka thënë: “Namazi i të penduarve është kur të ulen të vegjlit e devesë (nga i nxehti)”[8].
Numri i rekateve
Më e pakta është dy rekate –siç na kaloi- më e pakta është dy rekate, më e plota është tetë rekate dhe e mesmja është katër apo gjashtë rekate[9].
Më e shumta që na ka ardhur nga vepra e Profetit sala Allahu alejhi ue selam është tetë rekate siç është në hadithin e Abdurrahman bin Ebu Jeala, ka thënë: “Nuk më ka njoftuar njeri se e ka parë profetin alejhi selam duke falur duhanë vetëm se Umu Hani’, ajo ka treguar se profeti alejhi selam hyri në shtëpinë e saj në ditën e çlirimit të Mekës dhe u fal tetë rekate”[10].
Po ashtu më e shumta që na ka ardhur nga fjala e tij sala Allahu alejhi ue selam është dymbëdhjetë rekate siç është në hadithin e Ebu Darda’ radija Allahu anhu q’ ka thënë: Ka thënë profeti alejhi selam: “Kush fal duhanë dy rekate nuk shkruhet nga të shkujdesurit, kush fal katër shkruhet nga adhuruesit, kush fal gjashtë mjaftohet atë ditë, kush fal tetë e shkruan Allahu nga të përulurit, kush fal dymbëdhjetë rekate i ndërton Allahu një shtëpi në xhenet dhe ska ditë e natë vetëm se Allahu vetëm se Allahu është ai që i begaton njerëzit e tij me sadaka dhe tek Allahu nuk është për ndonjë njeri më mirë se sa ti frymëzojë dhikrin (përmendjen) e tij”[11].
Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut
Autor Shejh Husejn el Auajsheh (Allahu e ruajtë)
Përktheu Teuta Xeka
[1] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[2] E transmeton Muslimi.
[3] E transmetojnë Ebu Daudi dhe Ahmedi dhe e saktëson shejh Albani.
[4] E saktëson shejh Albani.
[5] E saktëson shejh Albani.
[6] E transmeton Ebu Daudi dhe e ka konsideruar hasen shejh Albani.
[7] E saktëson shejh Albani.
[8] E transmeton Muslimi.
[9]Kjo është një nënçështje nga Sahihi i Muslimit në kapitullin: Namazi i udhëtarëve dhe shkurtimi i tij.
[10] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[11]E transmeton Tabarani, e ka konsideruar hasen shejh Albani.
Dosje: Tesbih
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- Në cilën anë të imamit është më mirë të falemi? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin