Ndikimet e mëkateve

August 10, 2024

Ka përmendur Ibën Kajimi në librin e tij “El xheuabul kafi” (Sëmundja dhe ilaçi) dhe ka folur për këtë temë. Ai thotë se gjynahu ka ndikim tek njeriu, në shtëpinë e tij, në pasurinë e tij, tek familjarët e tij dhe tek të gjitha punët e tij, por këtë nuk e ndiejnë veçse njerëzit e vëmendshëm që shohin me sytë e zemrës, të cilët kanë pozitë tek Zoti i tyre (që kanë vepra të mira të shumta). Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe babai i tyre ishte i devotshëm”. Prandaj kanë thënë dijetarët: Përmirësimi i baballarëve (prindërve) dhe devotshmëria e tyre me lejen e Allahut bëhet shkak për përmirësimin e fëmijëve, dhe bën që ata të jenë në rrugë të drejtë. Pra nëse prindërit janë vepërmirë dhe ecin në rrugë të drejtë, Allahu do ta bëjë që kjo gjë të ndikojë për mirë, të lerë gjurmë të mira edhe tek pasardhësit e tyre dhe në të gjitha çështjet e tyre. Dhe në një hadith ka ardhur: “Ruaji kufijtë e Allahut që Ai të të ruajë ty! Ruaji kufijtë që ka vendosur Allahu që ta gjesh Atë në krahun tënd.” E përcjell Tirmidhiu dhe tha: Ky është hadith i mirë i vërtetë.”

 

Autor: AbdulAziz bin Abdullah Al esh Shejh, myftiu i përgjithshëm i Arabisë Saudite.

Marrë nga libri: “Mexhel-letul buhuth el islamijeh” 41/91.

Përktheu: Emin Bilali

Dosje:

Loading...