Ndiqni Sunetin

Ndiqni Sunetin me qëllim që Zoti i Madhëruar t’ju dojë!
Dijetari Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Sa më shumë njeriu t’a ndjekë të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) aq më shumë do t’a dojë Zotin. Nuk është çështja se a e doni Zotin, por se Zoti i Fuqishëm dhe i Lartmadhëruar ju do juve. Për këtë erdhi përgjigja në Kuran: “Ndiqmëni mua që Zoti t’ju dojë!” [Al Imran: 31] Ai nuk tha: Më ndiqni Mua dhe do të jeni të besueshëm në pretendimin tuaj, – por tha: “Ndiqmëni mua që Zoti t’ju dojë!”
Nëse doni dashurinë e Zotit duhet të jeni plotësisht të kujdesshëm që t’i përmbaheni Sunetit të të Dërguarit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të dhe familjen e tij), sepse atëherë do të gjeni dashurinë e Zotit për ju dhe dashurinë tuaj për Zotin. I kërkojmë Allahut që t’a mundësojë këtë për ne, sepse Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!
Takimi mujor 41/34.