Ne cilin ezan thuhet Es-salatu khajrun minen-neum ?

October 18, 2013

Eshte pyetur Komisioni i Perhershem i fetvave dhe studimeve akademike:
Cila eshte pengesa per zbatimin e Sunetit te Profetit salallahu alejhi ue selem ne lidhje me thenien es-salatu khajrun minen-neum ne ezanin e pare te sabahut,sic eshte transmetuar ne librat e permbledhjeve te hadithit?
Pergjigje:Po,duhet praktikuar thenia es-salatu khajrun minen-neum(namazi eshte me i mire se gjumi) ne ezanin e pare te sabahut,ne permbushje te urdherit profetik.
Ajo qe kuptohet qarte nga hadithet eshte se me ezan te pare ka per qellim ate ezan qe therritet sapo hyn agimi i vertete,dhe eshte quajtur “i pare” ne raport me ikametin,sepse dhe ikameti fetarisht cilesohet ezan,sic e gjejme ne hadithin ku thote: “Ndermjet cdo dy ezaneve ka namaz(nafile)”.
Me ezan te pare nuk eshte per qellim ai qe therritet para shfaqjes se agimit te vertete,sepse ai ka si funksion te lajmeroje ate qe po fal namaz nate qe te shtrihet dhe qetesohet para farzit dhe te zgjohet ai qe ka qene duke fjetur per t`u pergatitur per farz , dhe nuk ka si qellim lajmerimin e hyrjes se kohes se sabahut.
Kush i mediton me kujdes hadithet qe e permendin kete thenie es-salatu khajrun minen-neum(namazi eshte me i mire se gjumi) , e kupton se ajo thuhet ne ezanin qe lajmeron hyrjen e kohes dhe jo ne ate qe therritet me heret.
Shejh Abdulaziz bin Baz
Shejh Abdurrezak Afifi
Shejh Abdullah Gudejan
Shejh Abdullah bin Ku`ud
Marre nga fetvate e Komisionit vell 6 fq 63

Loading...