Fetvaja me nr. (3549).
Pyetje: Në vendin tonë, pasi varroset i vdekuri njerëzit thërrasin ezanin tek varri i tij. Për këtë praktikë hoxhallarët tek ne kanë përplasje dhe mospajtime, disa prej tyre e ndalojnë dhe disa të tjerë e lejojnë.
Përgjigje: Nuk lejohet të thirret ezani dhe as ikameti tek varri pas varrimit të të vdekurit, gjithashtu edhe para varrimit të tij sepse kjo konsiderohet (bidat) risi e shpikur.
Në hadithin e saktë përcillet nga Aisha (Zoti qoftë i kënaqur me të) se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kush sjell diçka që nuk është pjesë e udhëzimit tonë ajo vepër është e refuzuar.” Buhariu dhe Muslimi.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:
Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz
Abdullah bin Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Përktheu: Muhamed Estrefi