Në Ditën e Kiametit Ne do të vendosim peshore të sakta

September 19, 2017

Në Ditën e Kiametit Ne do të vendosim peshore të sakta.

Pyetje 1: Kush do peshohet në ditën e Kiametit?

Shejh Abdulmuhsin el-Abadi (Allahu e ruajtë) ka thënë: Do peshohen veprat dhe regjistrat. Po ashtu thuhet se dhe vetë njeriu do peshohet, ashtu si tregohet në historinë e Abdullah bin Mesudit (radijAllahu anhu) se kërciri i tij është më i rëndë (në peshojë) se mali i Uhudit.[1]

Pyetje 2: A do ketë vetëm një peshore apo do jenë shumë?

Shejh Abdulmuhsin el-Abadi (Allahu e ruajtë) ka thënë: Allahu e di më së miri, por siç dihet Allahu ka fuqi për çdo gjë. E rëndësishme është se peshimi (i veprave dhe njeriut) do përmbushet (realizohet) qoftë nëse është vetëm një peshore apo janë shumë. Të qënurit e saj vetëm një peshore përbën paqartësi (problem), derisa dhe Allahu i Lartësuar do i marrë në pyetje njerëzit një e nga një. E dihet se çështjet e botës Tjetër ndryshojnë nga këto të dynjasë. Përsa i përket përmendjes së fjalës “peshore” në shumës në disa ajete, siç është fjala e Allahut: “Ne do të vendosim peshore ” El-Enbija: 47. Dhe fjala e Tij: “…. kurse ata që e kanë të lehtë peshoren me vepra të mira…” El-Earaf: 9. Kjo s’do të thotë se do jenë shumë ngase është (patjetër) shumë e mundur të jetë dhe një peshore e vetme. Një gjë e tillë s’është  e pamundur dhe nga ana e logjikës.[2]

“Sherh Kitab es-Sunneh min Suneni Ebi Daud”.

Përktheu: Unejs Sheme

———————————————–

[1]  Hadithi është autentik. E ka nxjerr Ahmedi (1/420), Ibën Hibani (7069), Taberani në “El-Kebir” (9/78 me nr. 8452) etj. Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “Es-Sahihah” me nr. (3192).

[2] Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë se do të jetë vetëm një peshore. “Mexhmu fetaua ue rasail” (2/43).

Dosje:

Loading...