Në fillim të fal farzin apo të fal sunetet e sabahut?

December 13, 2022

Shejhu ynë Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë u pyet: Kur personi fle dhe zgjohet pak para lindjes së diellit, a ta arrijë kohën duke falur në fillim farzin apo të fal sunetet e sabahut?
Shejhu ynë Allahu e mëshiroftë u përgjigj: Së pari duhet të fal sunetet dhe të mos nxitojë në marrjen e abdesit dhe faljen e namazit, sepse ai është brenda kohës. Bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Le ta falë (namazin) në momentin që i kujtohet.”
Nisur nga kjo nuk duhet të nxitojë në marrjen e abdesit dhe në faljen e namazit. Përkundrazi, së pari të falë sunetet dhe pastaj fal farzin, edhe nëse lind dielli.
“Dobi dhe fetua” nga imam Ibën Bazi.
Loading...