Seancë gjyqësore publike ndaj muslimanit

Në një seancë gjyqësore publike ndaj muslimanit …

Bota: A ke gënjyer?

Muslimani: Po, e kam gënjyer gruan time për të lavdëruar bukurinë e saj dhe cilësinë e gatimit të saj.

Bota: A keni torturuar ndonjë kafshë?

Muslimani: Kurrë! Perveç një zogu që më pëlqeu zëri i tij, kështu që e mbylla dy ditë në kafaz dhe pastaj e lirova.

Bota: A keni derdhur ndonjëherë gjakun e një kafshe pa faj?

Muslimani: Po, shumë herë. E kjo kur bëja Kurban për hir të Allahut dhe për të ushqyer të varfërit.

Bota: A jeni bërë shkak për derdhjen e lotëve të ndonjë njeriu?

Muslimani: Po, për lotët e nënës sime kur u sëmura në krahët e saj.

Bota: A e keni ndotur ujin e lumit?

Muslimani: Po, kur kam marr abdes dhe kur kam notuar në të një herë pas pune.

Bota: A keni dëmtuar bimë apo lule?

Muslimani: Po, çdo herë kur i dhuroja lule gruas dhe nënës sime.

Bota: A keni vjedhur?

Muslimani: Po, ‘vodha’ zemrën dhe dashurinë e fqinjëve me moralin tim siç më ka mësuar feja ime.

Bota: A jeni ndier superior ndaj të tjerëve?

Muslimani: Jam ndier krenar me besimin dhe fenë time, dhe i dobët përballë madhështisë së Zotit tim.

Bota: A ka folur ndonjëherë gjuha jote ‘dëshmi të rreme’?

Muslimani: Po, kur kam dashur të pajtoj mes dy vetave.

Bota: A keni marrë ryshfet?

Muslimani: Po, shumë… Kam marrë puthje nga fëmija im për të plotësuar kërkesat e tij.

Bota: E ke bërë gjatë jetës tënde ndonjë vepër të mirë?

Muslimani: Dikur isha sy për një të verbër, dorë për një të paralizuar, këmbë për një të gjymtuar, baba për një jetim, ndihmës për një të dobët, forcë për të pafuqishmin, këshillues për të tjerët, zë për të shtypurin…

Bota: E çfarë merrje si shpërblim për të gjitha këto?

Muslimani: Synoja kënaqësinë e Allahut, dëshiroja Xhenetin e Tij, shpresoja mëshirën dhe faljen e Tij, dhedëshiroja t’u tregoja të tjerëve Islamin tim.

 

Unejs Sheme