Nëse dikush vjen ditën e xhuma ndërkohë që namazi ka përfunduar…

Pyetje: Nëse dikush vjen ditën e xhuma ndërkohë që namazi ka përfunduar, por aty sheh një person të cilit i ka mbetur një rekat pa falur dhe i bashkëngjitet në namaz, si duhet ta plotësojë namazin e tij, si namaz dreke apo namaz xhumaje?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Ai duhet ta plotësojë si namaz dreke, sepse xhumaja i ka ikur. Namazi i të xhumasë arrihet atëherë kur arrin një rekat, nëse e arrin rekatin e dytë me imamin, atëherë e plotëson si namaz xhumaje. Në te kundërtën, nëse shkon për xhuma pas namazit, ose pas rekatit të dytë dhe e arrin imamin në teshehud, ose në sexhde, në këtë rast nuk e plotëson si namaz xhumaje, por si namaz dreke.

Këtë e themi duke u bazuar në fjalën e Profetit – alejhis selam – që thotë: “Kush arrin një rekat të xhumasë le t’i bashkëngjisë edhe një rekat tjetër dhe namazi i tij është plotësuar.”
E përcjell Tirmidhiu me nr 482, Nesaiu me nr 554 dhe Ibn Maxheh me nr 1113.

Ajo që kuptojmë nga ky hadith është se: Nëse ai nuk arrin të kapë asnjë rekat, nuk konsiderohet se e ka arritur  xhumanë, për këtë arsye ai fal namazin e drekës dhe kjo është legjitime.

Nëse ndodh që gjen dikë duke plotësuar namazin qe i ka mbetur dhe i bashkëngjitet, në këtë rast e plotëson si namaz dreke dhe jo namaz xhumaje.

[Mexhmu el Fetaua Ibn Baz 12/329]
Përshtati: Fatjon Isufi