Shejh Halid el Mushejkih, Allahu e ruajtë, thotë: Nëse i sëmuri agjëron ai gjendet brenda tri situatave:
E para: Agjërimi ta dëmtojë atë. Në këtë rast i ndalohet atij të agjërojë, edhe pse agjërimi i tij konsiderohet i saktë. Bazuar kjo në fjalën e Allahut të Lartësuar: “… dhe mos e shkatërroni vetveten me duart tuaja[1].” | El Bekare: 195 |
E dyta: Agjërimi t’i sjellë vështirësi. Në këtë rast urrehet që ai të agjërojë për shkak të mos marrjes së lehtësimit të Allahut të Lartësuar.
E treta: Agjërimi nuk e dëmton dhe as nuk i sjell vështirësi. Në këtë rast ai e ka detyrë të agjërojë për shkak të mos ekzistencës së arsyetimit (për të mos agjëruar).
“Ahkamus-Sijam – Gjykimet e agjërimit.”
Përktheu: Unejs Sheme
—————————————————-
[1] Shkatërrimi i vetvetes kthehet në dy gjëra: 1) Në lënien e atyre për të cilat je urdhëruar që t’i veprosh kur lënia e tyre çon në shkatërrimin e trupit ose të shpirtit. 2) Në kryerjen e gjërave që të çojnë në shkatërrimin e trupit ose të shpirtit. Pra, këtu përfshihen shumë gjëra prej të cilave është lënia e xhihadit në rrugë të Allahut ose mos shpenzimi për të, gjë e cila çon në rënien nën pushtimin e armikut. Këtu hyn edhe mashtrimi i njeriut me vetveten duke e futur atë në rrezik, apo duke vazhduar në bërjen e gjynaheve dhe heqjen e shpresës nga pendimi etj. Shejh Abdurrahman es-Sadij, Allahu e mëshiroftë.
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve