Nga fjalët më të bukura të Aliut

January 12, 2019

Nga fjalet më të bukura të Aliut (radijallahu anhu):

  • Ndershmëria është stolia e mendjes së shëndoshë.
  • Nëse dikujt i përsoset logjika, i pakësohen fjalët.
  • Vlera e çdo njeriu është të veprojë në atë që di të bëjë më mirë.
  • Habitem sesi dikush mund t`i humbasë shpresat për sa kohë që me vete ka istigfarin (kërkimin e faljes tek Allahu).
  • Vepra më e mirë është ajo në të cilën ti e mund vetveten (cytjen penguese për të mos e vepruar).
  • Nuk ka pasuri më me vlerë sesa logjika.
  • Nuk ka vetmi më teë keqe sesa pëlqimi i vetvetes.
  • Nuk ka arsyetim më të mirë sesa mirë-organizimi.
  • Nuk ka fisnikëri më të madhe se devotshmëria.
  • Nuk ka shoqërues më të mirë sesa morali i lartë.
  • Nuk ka trashëgimi më të vlefshme sesa edukata.
  • Nuk ka udhëheqës më të mirë sesa suksesi.
  • Nuk ka tregëti me fitim-prurëse sesa vepra e mirë.
  • Nuk ka fitim më të mirë sesa sevapet.
  • Nuk ka kujdes më të mirë sesa distancimi nga e dyshimta.
  • Nuk ka asketizëm më të mirë sesa largimi ng harami.
  • Nuk ka dituri më te dobishme se sa meditimi
  • Nuk ka adhurim më të lartë sesa përmbushja e obligimeve.
  • Nuk ka më të dalluar sesa cilësia e turpit dhe e durimit.
  • Nuk ka prejardhje më të mirë sesa modestia.
  • Nuk ka nder më të madh sesa dituria.
  • Nuk ka ndihmë më të vlefshme sesa konsultimi.
  • Nga lumturia e njeriut është që të ketë vellezër të mirë.
  • Dita e triumfit të atij që i është bërë zullum është më madhështore sesa dita në të cilën zullumqari i bie në qafë atij.
  • Mëkati më i rëndë është ai të cilin vepruesi i tij e konsideron si diçka të padëmshme.
  • Është i shkatërruar ai i cili nuk e di vlerën e vetes.
  • Thirrësi në atë që nuk e vepron vet është si ai i cili kërkon të gjuajë shigjeta pa pasur hark.
  • Idhtësia e dunjasë është ëmbëlsia e ahiretit.
  • Shëndeti i trupit është i lidhur ngushtë me pakësimin e zilisë.
  • Të jesh i kënaqur me atë që ke është pasuri që nuk shteron.
  • Besimi është; njohje me zemër, pohim me gjuhë dhe veprim me gjymtyrë.

 

Përktheu: Shuajb Rexha

Loading...