Pyetje: A është prej sunetit duaja (lutja) që bëhet pas namazit farz? A duhet të shoqërohet duaja me ngritjen e duarve? Ngritja e duarve a është më mirë të bëhet njëkohesisht me imamin apo jo?
Përgjigje: Përsa i përket lutjes që bëhet pas namazeve farze nuk është sunet nëse ajo shoqerohet me ngritjen e duarve si nga imami, xhemati apo të dy sëbashku. Përkundrazi, ky veprim është bidat (risi ne fe), sepse një veprim i tille nuk është përcjellë nga Profeti (alejhi selam) e as nga shokët e tij. Ndërsa lutja e cila nuk shoqërohet me ngritjen e duarve, nuk ka problem. Kjo bazuar në disa hadithe që përcillen për këtë rast.
Burimi: “Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva” ( 7/103)
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Flaka e mëkateve dhe freskia e namazit Udha e Besimtarëve
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Udha e Besimtarëve
- Namazi; barrë apo qetësi shpirtërore Udha e Besimtarëve
- Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Pse nuk u caktuan të gjitha namazet në një kohë të vetme? Udha e Besimtarëve