Shtatë dobi në një hadith

November 10, 2018

Shtatë dobi në një hadith.

“Dhe do të dalë ngë Zjarri ai që thotë ‘La ilahe il lall llah’ dhe në zemrën e tij ka mirësi (apo besim) sa pesha e grimcës.”
Buhari.

Disa nga dobitë e këtij hadithi:

1. Kundërshton grupin e humbur Murxhi të cilët thonë: Besimi është vetëm me zemër dhe puna nuk është pjesë e tij, besimi nuk ndryshon dhe punët e këqija nuk ndikojnë te njeriu.”
Argumentimi për këtë: Këta njerëz kishin hyrë në zjarr edhe pse ishin njësues, sepse gjynahet e tyre ishin të shumta dhe punët e mira shumë të pakta. Për pasojë edhe besimi i tyre ishte shumë i vogël për t’i shpëtuar nga hyrja në zjarr.
2. Kundërshton grupin e humbur Hauarixh, pra ata që i nxjerrin muslimanët nga feja për shkak të gjynaheve dhe i quajnë pabesimtarë (për këtë quhen edhe tekfirsa), dhe thonë se ata janë përgjithmonë në zjarr.
Argumentimi për këtë: Këta njerëz dolën nga zjarri sepse kishin teuhid (nuk kishin bërë politeizëm) edhe pse kishin shumë gjynahe. Hadithi gjendet tek Buhari.
3. Besimi shtohet me adhurime dhe pakësohet me gjynahe aq sa mund të arrijë edhe masën e kokrrës së elbit, grurit ose grimcës.
4. Gjynahet e rrezikojnë shumë besimin prandaj duhet shpejtuar me pendim.
5. Njësimi i Allahut e ruan njeriun nga qëndrimi përjetësisht në zjarr.
6. Ky hadith është nga argumentet se Profetit tonë – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i janë dhënë fjalët përmbledhëse.
7. Ky hadith të mbush me frikë dhe me shpresë njëkohësisht. Ai përmban përgëzim dhe paralajmërim.
Allahu na dhëntë sukses!

Loading...