Shejh Abdurrazzak el Bedër – Allahu e ruajtë dhe bëftë dobi me të – tregon:
Përpara disa vitesh mbajta një predikim rreth kërkim-faljes (istigfarit) dhe aty përmenda dobitë e tij.
Mbas katër apo pesë muajsh nga kjo hutbe më takoi një djalosh nga banorët vendas dhe më tha: Ju keni mbajtur një predikim rreth istigfarit para 4-5 muajsh. – I them: Po.
Më thotë: Duhet të të tregoj diçka që ka ndodhur me mua. U martova me një grua dhe jetova me të afro 9 vjet, por nuk patëm asnjë fëmijë. Unë e përjetoja shumë keq, e qortoja gruan dhe ia hidhja fajin asaj. Mëngjesin e asaj të xhumaje u zumë shumë keq aq sa i thashë: Nuk mund ta vazhdoj më jetën me ty, unë dua fëmijë prandaj do të ndahemi. – I fola fjalë shumë të rënda dhe dola nga shtëpia gjithë zemërim. Shkova tek një xhami por deshi Allahu e nuk qëndrova në të. Dola dhe shkova në një xhami tjetër por as aty s’qëndrova, derisa më solli Allahu tek ti dhe u fala në xhaminë tënde. Aty dëgjova hutben për istigfarin dhe ajo hutbe më ndikoi shumë. Pas namazit shkova në shtëpi dhe i thashë gruas: Çdo gjë që të kam thënë më parë nuk ka rëndësi, mos ua vër veshin atyre por vetëm shtoje istigfarin. – E tani o shejh kam ardhur të të njoftoj se ajo është shtatzënë!
Shejhu shton: Tekstet fetare që kanë ardhur për istigfarin janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e tij, por prej këtyre historive përfitojmë shumë. Istigfari ka një ndikim të mahnitshëm tek njeriu, prandaj sa herë të keni vështirësi shtojeni istigfarin. Ngushtimi vjen për shkak të mangësive të tua dhe istigfari i lehtëson vështirësitë, i hap portat e furnizimit, e lehtëson arritjen e pasardhësve dhe të çështjeve të jetës, ia lehtëson atij që kërkon punë etj.
Emin Bilali
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve