Kompensimi i namazit dhe i agjërimit

Pyetje: Një njeri nuk e ka falur namazin dhe nuk e ka agjëruar Ramazanin, por pastaj është penduar. A duhet t’a kompensojë çfarë ka lënë nga këto adhurime?
Përgjigje: Adhurimet e kaluara që ka lënë, si; agjërimi, namazi e të tjera adhurime nuk i kompenson, sepse pendimi mbulon të kaluarën e tij. Nëse njeriu pendohet dhe kthehet tek Allahu dhe vepron vepra të mira, kjo është e mjaftueshme për atë që ka lënë nga adhurimet prej të kaluarës së tij.
Rregulli thotë: “Nëse njeriu nuk e vepron një adhurim të përkohshëm në kohën e caktuar, nuk ka dobi dhe as shpërblim për të.”
Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë)
‘Mexhmu El- Fetava’ 12/93