Shejh Ibën Xhibrini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: S’ka dyshim se kjo është magji dhe vepër e shejtanit. Diçka e tillë është e pamundur dhe jashtë forcës njerëzore sepse të fshehtën e di vetëm Allahu i Lartësuar, ndërsa shpallja hyjnore u vjen vetëm Pejgamberëve.
Ndërkohë, Muhamedi është i dërguari i fundit dhe s’ka pejgamber pas tij.
S’ka dyshim se shejtani shfaqet tek fallxhori dhe ia cilëson hajdutin madje dhe vendin ku e ka fshehur sendin e vjedhur. Sido që të bëhet ky fall; me sahan, me ujë ose me çfarëdolloj mjeti tjetër.
Nuk lejohet pyetja e fallxhorëve dhe besimi i fjalëve të tyre. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush shkon dhe vërteton një fallxhor në fjalët që thotë, ai ka mohuar shpalljen e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.” Hadith i saktë. E transmeton Ahmedi 2/408, Ebu Daudi 3904, Tirmidhiu 135, Ibnu 639, Hakimi 1/8.
Duke u bazuar në këtë hadith nuk lejohet që ky person (që u beson fallxhorëve) të prijë si imam e as të falesh pas tij, as ta vizitosh dhe as t’i jepet sadaka edhe nëse është nevojtar, derisa të pendohet. Allahu e di më së miri!
Marrë nga libri: “Luluul mekin min fetava Ibni Xhibrin” fq. 19.
Përktheu: Arjan Gazidede
Dosje: Allahu
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli