Njerëzit ndahen në dy grupe

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë) ka thënë: Njerëzit ndahen në dy grupe:

– Pala e Allahut,

– ose pala e shejtanit.

Të gjitha krijesat nuk dalin nga kjo ndarje; ose do jenë nga pala e Allahut ose do jenë nga pala e shejtanit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ata janë pala e Allahut dhe vërtet që pala e Allahut do të jetë fituese.” El-Muxhadeleh: 22.

Dhe thotë: “Ata janë pala e shejtanit. Në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit.” El-Muxhadeleh: 19.

Nisur nga kjo, është detyrë për muslimanët në çdo kohë dhe vend që ta forcojnë lidhjen e tyre me Allahun e Lartësuar dhe t’i përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me Të. Kjo derisa Allahu të jetë me ta në qëndrimet e tyre përballë armiqve dhe t’u dhurojë atyre fitore dhe ndihmë. Kjo është e lehtë për çdokënd që Allahu ia bën të lehtë dhe ka nevojë për besim (të fortë), ka nevojë për bërjen e veprave të mira, ka nevojë për mësimin e dijes së dobishme e cila ndriçon shikimet (në njohjen e të saktës dhe të vërtetës) dhe i bën të qëndrueshme zemrat. Gjithashtu, ka nevojë dhe për përgatitje.

 

“Min Ahkamil-Kuran” vëll. 2.

Përktheu: Unejs Sheme