Nuk i lejohet muslimanit t’i mbajë mëri vëllait të tij

March 14, 2022

“Ai që është zënë me vëllanë e tij dhe i mban mëri për gjëra të dynjasë” (sh.p. ky është ai që nuk ia fal Allahu gjynahet në natën e mesit të Shabanit, muajit në të cilin gjendemi, bashkë me idhujtarin. Kjo sipas dijetarëve që e kanë saktësuar këtë hadith, e në mesin e tyre edhe shejh Albani – Allahu e mëshiroftë).

Ka ardhur në hadithin që e përcjell Enesi: “Nuk i lejohet muslimanit t’i mbajë mëri vëllait të tij më tepër se tri netë, takohen dhe ky kthen shpinën po ashtu edhe tjetri kthen shpinën. Më i miri prej tyre është ai që përshëndet i pari me selam.” Buhariu (6237), dhe Muslimi (2560).
Lejohet braktisja e tjetrit kur mërzitemi për gjëra të dynjasë deri në tre ditë. Është e ndaluar fetarisht mbajtja mëri kur ajo është për qejfmbetje personale më shumë se tri ditë. Shpirti njerëzor është i dobët, gjaku zien dhe njeriu ndikohet dhe e drejtojnë emocionet, prandaj deri në tre ditë lejohet të mbash mëri..

Nga hadithi i lartpërmendur disa dijetarë kanë kuptuar se; nëse i jep selam e ke ndërprerë mërinë, i ke rivendosur lidhjet, dhe nuk është kusht që lidhjet pas mërisë të rikthehen ashtu siç ishin. Duke i dhënë selam e ke ndërprerë mërinë ndaj tij.

Shpërblimi i agjërimit tënd dhe i namazit të teravive mbetet i varur, nuk ngrihet tek Allahu derisa ta lësh mërinë.
Është detyrë për muslimanin ta lërë mërinë, dhe këtë ta bëjë për hir të Allahut dhe të hyjë në Ramazan me marrëdhënie të përmirësuara me njerëzit.”

Shkëputje nga një fetva e Shejh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë dhe bëftë dobi me të.

Dosje:

Loading...