Nuk lejohet vonimi i kyerjes së Haxhit për atë që ka mundësi

Nuk lejohet vonimi i kyerjes së Haxhit për atë që ka mundësi.

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Haxhi është një nga shtyllat e Islamit. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Feja Islame është ngritur mbi pesë (shtylla): Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut (Qabe).” E transmeton Buhariu me nr. (8) dhe Muslimi me nr. (16).

Kush ka mundësi (financiare dhe trupore) e ka detyrë të nxitojë në kryerjen e haxhit dhe nuk i lejohet vonimi i tij. Ngase origjina te urdhëresat e Allahut dhe të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është nxitimi në kryerjen (përmbushjen) e tyre.

Njeriu nuk e di se çfarë mund t’i shfaqet (ndodhë) nesër. Sot ai mund të jetë i pasur ndërsa nesër i varfër, sot i shëndetshëm ndërsa nesër i sëmurë, sot mund të ketë mundësi ndërsa nesër është i pamundur, sot është i gjallë dhe nesër mund të vdes. Prandaj le të shpejtojë në kryerjen e haxhit.

Askujt nuk i lejohet ta vonojë kryerjen e haxhit duke qenë detyrë për të (për shkak se plotëson kushtet). Madje, prijësi i besimtarëve Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë: “Kam menduar të dërgoj disa njerëz nëpër këto vende dhe të shohin se kush ka mundësi nga ana financiare dhe nuk e kryen haxhin t’i marrin xhizjen (taksën që paguajnë jomuslimanët në shtetin islam për të jetuar në të në paqe). Ngase ata nuk janë muslimanë, ata nuk janë muslimanë”.[1]

“Sherh Mishkatul-Mesabih” vëll. 2.

Përktheu: Unejs Sheme

——————————————-

[1] E ka nxjerr Ebu Bekr el-Khalali në “Es-Sunneh” (5/44 me nr. 1571) dhe përafërsisht me këtë tekst El-Bejhakiu në “Sunenul Kubra” (4/546) Etheri (8661) etj.