Nuk do të lëvizin këmbët e robit Ditën e Kiametit, derisa të pyetet

May 5, 2016

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abduluahid (Allahu e shëroftë!): Robër të Allahut! Kush dëshiron që me pasurinë e tij të arrijë (fitojë) kënaqësinë e Allahut,  xhenetin dhe të arrijë pozitën më të lartë në dynja dhe botën Tjetër, atëherë t’i jap pasurisë të drejtën që i takon. Dhe prej të drejtave që pasuria ka te poseduesi i saj është:

E para:  Ta fitojë në mënyrë të lejuar e ta shpenzojë në gjëra të lejuara.

Ngase njeriu ditën e Kiametit do të qëndrojë para Zotit të tij dhe do të pyetet për pasurinë e tij se si e fitoi dhe ku e shpenzoi. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit Ditën e Kiametit, derisa të pyetet:  Për jetën e tij si e harxhoi, për dijen e tij se çfarë veproi me të, për pasurinë e tij nga e fitoi dhe ku e shpenzoi dhe për trupin e tij ku e ka përdorur (shfrytëzuar).[1]

Robër të Allahut!

Njerëzit në raport me pasurinë ndahen në disa kategori:

Kategoria e parë: Janë ata që e fitojnë pasurinë në formë të lejuar dhe e shpenzojnë në gjëra të lejuar. Këta janë të shpëtuarit nga dënimi i Allahut Ditën e Kimaetit.

Kategoria e dytë: Janë ata që e fitojnë pasurinë nga gjërat e ndaluara dhe e shpenzojnë në haram.

Kategoria e tretë: Janë ata që e fitojnë pasurinë në formë të lejuar dhe e shpenzojnë në gjëra të ndaluara.

Kategoria e katërt: Janë ata që e fitojnë pasurinë në formë të ndaluar dhe e shpenzojnë në gjëra të lejuara. Allahu nuk e pranon për tyre këtë shpenzim, sepse Allahu Madhëruar është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.

Ata që e fitojnë pasurinë nga kamata çfarë do t’i thonë Zotit të tyre Ditën e Kiametit?

Allahu Madhëruar atyre u thotë: “ Mos e hani kamatën shtesë mbi shtesë të shumëfishtë[2][3]

I Madhëruari thotë: “Kini frikë Allahun dhe hiqni dorë nga ajo që ka mbetur prej kamatës,[4] nëse vërtetë jeni besimtarë.”[5]

Po ashtu u thotë: “Allahu e çrrënjos kamatën[6] dhe i kultivon lëmoshat[7].”[8]

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Një dirhem që ha personi nga kamata, dhe ai e di këtë, është më e rëndë te Allahu sesa tridhjet e gjashtë herë imoralitet.”[9]

Po ashtu ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kamata ka shtatëdhjetë e tri degë (porta), më e lehta e tyre është sikur njeriu të bëjë marrëdhënie me nënën e tij.”[10]

Po ata të cilët e mbledhin (fitojnë) pasurinë me anë të rryshfetit, mashtrimit dhe vjedhjes çfarë do t’i thonë Zotit të tyre Ditën e Kiametit?

Po ashtu dhe ata që e fitojnë pasurinë e tyre duke mëkatuar ndaj Allahut.

“Tebsirul-Enam bil-hukuki fil-islam”

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Hadith autentik. “Sahihu et-tergib uet-terhib” (126)

[2] Ashtu si e hanit në kohën e injorancës para Islamit: kur dikush i jepte tjetrit një sasi të caktuar pasurie deri për në një afat të caktuar, pastaj vinte koha e kthimit të borxhit dhe ai nuk kishte ta kthente, i kërkonte shtyrje të afatit kundrejt një shtese mbi pasurinë e tij që mori borxh.

[3] Al-Imran, 130

[4] Mos e kërkoni pjesën e mbetur pa marrë nga shtesa e vendosur mbi kapitalin tuaj fillestar, por hiqni dorë nga kamata në çast dhe përgjithmonë.

[5] El-Bekare, 278

[6] E zhduk atë nga rrënjët dhe ia heq bereqetin, për të qenë shkak për katastrofa dhe kriza ekonomike.

[7] E shton pasurinë e atij që jep lëmoshë dhe i jep bereqet në pasurinë e tij, si dhe shpërblim të shumëfishtë në botën tjetër.

[8] El-Bekare, 276

[9] Hadith autentik. “Sahihu et-tergib uet-terhib” (1855)

[10] Hadith autentik. “Sahihul-Xhami” (3539)

Loading...