Nuk do të ndodh Kiameti vetëm se mbi krijesat më të këqija

October 10, 2017

Nuk do të ndodh Kiameti vetëm se mbi krijesat më të këqija!

Cila është grada e saktësimit të këtij hadithi dhe kush është kuptimi i tij: “Nuk do të ndodh Kiameti vetëm se mbi krijesat më të këqija te Allahu”?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë) ka thënë: Hadithi është autentik. E transmeton imam Hakimi në “El-Mustedrak”[1], dhe ka thënë se zinxhiri i tij është autentik.

Kuptimi i tij është i qartë: Në kohën e fundit kur të ndodh Kiameti do të merren shpirtrat e besimtarëve, siç transmetohet në hadith, dhe nuk do mbesin (në tokë) veçse jobesimtarët dhe mbi ta do të ndodhë Kiameti.

Pyetje: Hadithi tjetër: “Nuk do të ndodh Kiameti derisa në tokë të ketë njerëz që thonë Allah, Allah”.[2]

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë) ka thënë: Nuk do të ndodh Kiameti veçse mbi krijesat më të këqija dhe mbi jobesimtarët, ndërsa besimtarëve do t’u merren shpirtrat para kësaj ndodhie.

“El-Munteka min fetaua fadileh esh-Shejh Salih bin Feuzan bin Abdullah el-Feuzani”, vëll. 1.

 

Përktheu: Unejs Sheme

—————————————————-

[1] (4/494) me tekst “vetëm se mbi krijesat më të këqija”. Po ashtu e transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij (4/2268).

[2] Muslimi në “Sahihun” e tij (1/131) prej hadithit të Enesit (radijAllahu anhu).

Loading...